15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

MPJD falsifikoi dokumente për të blerë vetura jashtë procedurave (Video)

- Advertisement -

335 mijë euro është vlera e një tenderi që kishte shpallur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në dhjetorin e vitit 2021.

Gjithçka do të ishte në rregull dhe do të kalonte në heshtje, sikur kërkesa e  sekretarit të kësaj ministrie të mbështetej nga drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Agron Maloku, i cili refuzoi që ta mbështeste këtë  procedurë, pasi ishte jashtë praktikave të mëparshme dhe nuk kishte dëshmi që një gjë e tillë ishte e nevojshme.

Kur Sekretariati i MPJD-së nuk mori aminin e Malokut, provoi një rrugë tjetër.

Kësaj radhe morën një autorizim për ta autorizuar vartësin e Malokut që ta bënte një gjë të tillë, Xhelal Gega.

Në autorizimin e nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme, Elmaze Pireva, i kërkohej Gegës që të niste me aktivitetet e prokurimit për “Furnizimin me vetura dhe Kombi për MDK-në”.

Madje në këtë autorizim specifikoheshin edhe hapat që duhej ndërmarrë, duke theksuar se Gega, pasi që ta nënshkruante deklaratën për nevojat dhe  Disponueshmërinë e Fondeve, atë së bashku me kërkesa për inicimin e procedurës së prokurimit, duhet që ta protokollonte e ta dërgonte për nënshkrim te ZKA-ja dhe më pas të kompletuara do të shkonin te zyrtari financiar për të vazhduar me procedurën e prokurimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit