11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Donika Gërvalla e shpërfill vendimin e Kurtit, MPJD blen vetura që nuk dihet se ku shkuan (Video)

- Advertisement -

Ministria, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla Schwarz, bleu 5 vetura për nevojat e shërbimeve diplomatike, ani pse asnjë nga misionet diplomatike nuk kishte bërë kërkesë për blerjen e tyre.

Të paktën kjo nënkuptohet nëse analizohen komunikimet e brendshme mes zyrës së sekretarit të MPJD-së dhe zyrës së transportit në këtë ministri.

Bazuar në disa dokumente që ka siguruar Kiks Kosova, në momentin kur MPJD-ja kishte nisur procedurat për blerjen e veturave, zyra e sekretarit të kësaj ministrie kishte kërkuar nga zyra e transportit një listë të veçantë të veturave që kishin në dispozicion Shërbimet Diplomatike dhe nëse kishte ndonjë kërkesë nga to për t’u pajisur me vetura.

Komunikimi mes këtyre zyrave ishte zhvilluar me datën 3 dhjetor, ku një orë pas kërkesës, zyra e sekretarit të MPJD-së, do të njoftohej nga përgjegjësi për transport për numrin e saktë të veturave, qofshin ato të amortizuara apo në funksion, si dhe do të theksonte nevojën se asnjë nga misionet diplomatik nuk kishte kërkuar vetura.

Por pavarësisht kësaj, 5 vetura në vlerë prej 156 mijë e 176 eurosh u blenë, ani se procedurat për to nuk u mbyllen as në muajt pasues.

Në një komunikim tjetër mes MPJD-së dhe zyrtarit për pranim nga Divizioni për IT dhe Logjistikë, Samedin Thaqit, në marsin e vitit 2022, vihej në pikëpyetje dhe fakti nëse veturat ishin pranuar.

Duke qenë zyrtar për pranimin, Thaçi i kërkonte sqarime Ministrisë se kush e kishte bërë pranimin e tyre, pasi edhe pse ai ishte zyrtar përgjegjës, nuk i kishte parë asnjëherë ato.

E pyetur nga Kiksi se kush e ka bërë pranimin e tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë shkurt se: “Veturat janë pranuar fillimisht nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci.”

 

Historia thellohet dhe bëhet edhe më e paqartë për faktin se nuk specifikohet se në cilat ambasada apo konsullata kanë shkuar këto vetura.

Në disa komunikime të brendshme gjatë kohës së blerjes, zyrtari përgjegjës kishte renditur 6 ambasada e 4 konsullata, që ishin me prioritet për t’u furnizuar me vetura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit