Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit, para ndeshjes me Austrinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të shtunën pasdite stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve, kundër Austrisë.

“Dardanët” kanë punuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi dhe stafi i tij kanë dhënë porositë e fundit para përballjes së nesërme.

Gjithçka tashmë është gati për ndeshjen Kosovë – Austri, me “Dardanët” që synojnë një tjetër paraqitje të mirë në shtëpi, pas fitores ndaj Irlandës më 24 shtator.

Përballja ndaj Austrisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.

Kosova ka katër pikë nga tri ndeshje, duke pësuar një humbje e barazim, pas një fitoreje ndaj Irlandës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit