Më shumë se dy orë takim mes Kurtit e Hamzës, PDK e do miratimin e ligjit për Specialen pastaj bisedat për Presidentin

- Advertisement -

Tashmë janë bërë dy orë prej se ka filluar takimi mes të parit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe, kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Takimi mes të dyve, është i dyti radhazi pasi që të dy liderët janë takuar edhe pasditen e djeshme.

Ndryshe, pas takimit të djeshëm, Qeveria përmes një mbledhjeje elektronike mori vendim se projektligji për ndryshimin e ligjit për Specialen s’ka pengesa ligjore, duke e dërguar të njëjtin në kuvend.

Ndërsa Hamza sot, pikërisht lidhur me këtë ligj, ka thënë se PDK’ja pret aprovimin e tij në të gjitha nivelet, e pastaj, kjo parti është e gatshme të diskutojë për presidentin.

Po ashtu, sot, Kurti ka zhvilluar takim edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit