4.2 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

Konjufca po merr pjesë në Samitin Botëror në Seul

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltari politik, Donik Sallova, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të organizuar nga Universal Peace Federation.

Në samit po marrin pjesë me dhjetëra kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, si dhe figura të rëndësishme parlamentare.

Aktiviteti kryesor i samitit ishte themelimi i “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të Kuvendit”, ku Kosova bashkë me shumë parlamente u bë bashkëthemeluese e këtij mekanizmi.

Kjo konferencë ndërparlamentare e kryetarëve do të shërbejë si platformë e nivelit të lartë e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin regjional dhe dialogun ndërmjet liderëve të legjislativit në botë. Mision do ta ketë avancimin e parimeve të ndërvarshmërisë, prosperitetit të përbashkët dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare.

Kryetari Konjufca përveç pjesëmarrjes në themelimin e kësaj konference ndërparlamemtare, mori pjesë edhe në panele të ndryshme diskutimi nga ku paraqiti këndvështrimin e Kosovës kundrejt sfidave që po e ndryshojnë rendin botëror. Konferenca do të mbyllë punimet më 13 prill 2025.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit