24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Klinaku: Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës – kinse po bëjmë e po gjejmë diçka

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjeve të sotme që po i kryen Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.

Klinaku këto bastisje i ka parë si spektakël të radhës nga ta dhe tentim për të gjetur “diçka”.

“Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se sot në mengjës, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka bastisur shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala.

Lexo më shumë në likun më poshtë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit