Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Limaj ka thnëë se aktgjykimi lirues për të kishte ndihmuar në aktgjykimin e Ramush Haradinajt, dhe këto dy raste, i tij dhe i Haradinajt, Limaj tha se pret të ndihmojnë në aktgjykimet liruese për katër ish-krerët e UÇK-së.
“Është një natë jashtëzakonisht e vështirë, çdogjë shkon në mendje. Efektet pastaj janë efekte që kemi me i bashkëjetu si Kosovë dhe qytetarë”.
“Do duhej nesër përfundimisht të mbyllet ky kapitull”.
“Po pres që edhe nesër themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të kthehen ashtu siç kanë shkuar, krenar dhe dinjitet”, ka thënë ai.






