Ahmeti: Është e dhimbshme të shohësh çlirimtarët përballë akuzave

- Advertisement -

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, ka thënë se përballja e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me proceset gjyqësore në Hagë është një situatë e dhimbshme.

Ahmeti për RTK-në tha se këto përjetime janë të vështira jo vetëm për bashkëluftëtarët, por edhe për të gjithë ata që vlerësojnë kontributin dhe sakrificën e çlirimtarëve.

Ai kritikoi edhe pretendimet për trafikim organesh, duke thënë se akuzat e ngritura nga ish-deputeti zviceran Dick Marty ishin, sipas tij, të sajuara dhe kishin për qëllim denigrimin e UÇK-së.

Sipas Ahmetit, kjo nuk ishte vetëm një çështje politike, por kishte edhe dimension gjeostrategjik.

Ai tha se synimi, sipas tij, ishte goditja e UÇK-së, por edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe aleatëve që mbështetën ndërhyrjen për ndaljen e luftës dhe të dhunës në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit