Sheshi i Prishtinës vijon të jetë i mbushur me qytetarë edhe pas mesnatëz, derisa kanë mbetur edhe pak orë në shpalljen e verdiktit për ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka postuar në rrjetin social “Facebook” fotografi nga sheshi së bashku me dhjetra qytetarë e deputetë të PDK-së.
“Nata më e gjatë e Kosovës së lirë – në pritje të çlirimtarëve. Edhe pak orë!”, ka shkruar Krasniqi.















