Katër gjigantë evropianë në garë për Wirtz

- Advertisement -

Sipas raportimeve në mediat angleze dhe gjermane, Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Bayerni po e përcjellin situatën e mesfushorit gjerman te Liverpooli, Florian Wirtz, pas paraqitjeve nën pritshmëri në Angli.

Liverpooli nuk planifikon ta shesë 23-vjeçarin, për të cilin investoi mbi 100 milionë euro në verën e vitit 2025. Megjithatë, vlera e tij në treg ka rënë nga 140 në 85 milionë euro.

Për momentin nuk ka oferta zyrtare, ndërsa Wirtz ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2030.

Të ngjashme

Të fundit