- Advertisement -
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
- Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me të cilin rregullohet misioni, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e financimit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
- Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, i cili ka për qëllim themelimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
- Miratuar Programin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026-2028.
- Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1.852.350,16 euro (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e pesëdhjetë euro e gjashtëmbëdhjetë cent) për Këshillin Kombëtar Shqiptar, sipas kërkesës Nr. 192-01/26, të datës 06.10.2026.
- Miratuar Kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
- Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 5,705 € (pesë mijë e shtatëqind e pesë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.
- Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/ 64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.
- Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit.
- Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale.
- Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë projektligj themelohet Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore, i cili do të forcojë mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive që dëshmojnë historinë dhe identitetin e vendit tonë. Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë menjëherë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë, përfshirë restaurimet që nuk respektojnë standardet.
- Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.
- Miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin, koordinimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit.
- Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh.A, me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë, në këtë përbërje:
- Mirjeta Heta, kryesuese;
- Halit Kadriu, anëtar;
- Azemine Demiri – Gazideda, anëtare;
- Lirie Rrahimi – Ademi, anëtare.






