10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Kadrijaj: Ka tendencë që të vazhdohen sanksionet ndaj Kosovës

- Advertisement -

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shpreh brengën, siç thotë të vazhdimit të masave për shkak të veprimeve të pakoordinuara në veri.

“Ne kemi pas fillimisht paralajmërime që mos të veprohet në këtë drejtim pa koordinim në pjesën veriore pasi do të sanksionohemi. Këta(qeveria Kurti) kanë vazhdua me ritmin e vet dhe ne jemi të sanksionuar sot. Madje ka tendencë që të vazhdohen këto sanksione, pasi në këtë vit buxhetor BE-ja prapë ka ndarë buxhet për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jemi të rrezikuar që të humbin buxhetin shtesë.

Kërkesa e aleatëve tanë ka qenë që të mos punohet në destabilizim të situatës por të punohet në normalizim të situatës në pjesën veriore. Ata po konsiderojnë se veprimet e tilla, sulmet e tilla, psh arrestimi i një serbi që i ka fishkëllu zotëri Kurti është gabim”, thekson Kadrijaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit