10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Isufi thotë se Asociacioni dhe stagnimi ekonomik mund ta çojnë vendin në zgjedhje

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se nuk duhet të bëhet lojë fjalësh sa i përket formimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Isufi, thotë se duhet të shkohet në drejtim të realizimit të marrëveshjes pavarësisht a është apo s’është e gatshme Serbia.

“Në këtë drejtim nuk duhet të bëhet lojë fjalësh, duhet më shumë të merremi me përmbajtjen. Nëse është pranuar marrëveshja dhe ky kryeministër e ka pranuar marrëveshjen, madje e ka bërë edhe një draft-statut të cilin e ka dorëzuar në Bruksel, nuk duhet më të bëhet lojë, përkundrazi duhet të shkohet në drejtim të realizimit të marrëveshjes pavarësisht Serbia a është e gatshme a s’është, sepse ajo e paguan çmimin. Por, ne nuk duhet ta paguajmë çmim, ne duhet t’i përgjigjemi marrëveshjes nëse e ka pranuar pala kosovare drejtpërdrejtë kërkohet ndihma amerikane, aty ku nuk mund të jemi mjaftueshëm të arritshëm, por që nuk duhet të bëhet lojë me fjalë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1

Isufi, tha se nuk ka nevojë për hezitimin e formimit të Asociacionit, kur partnerët ndërkombëtarë pranojnë që nuk ka cenim të kushtetueses.

“Nëse është dërguar një statut i kujt, është një Asociacioni, ti quaje si të duash, ndash vetëmenaxhim, ndash Asociacion si duash emëroje, por në esenë është e kuptueshme për disa të drejta të cilat duhet të realizohen në bazë të asaj marrëveshje. Nëse partnerët ndërkombëtarë pranojnë që nuk ka cenim të kushtetueses, ka cenim të integritetit dhe sovranitet të vendit, nuk ka pushtet të tretë, të cilin edhe ne po e kërkojmë atëherë çka ka nevojë këtu të hezitohet dhe të mos punohet në këtë drejtim”, tha nënkryetari.

Hezitimi për formimin e Asociacionit dhe stagnimi ekonomik, Isufi thotë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.

“Ndoshta mund të jetë edhe një çështje e tillë që e çon drejtë zgjedhjeve, por unë e krahasoj edhe me gjendjen e brendshme. Në Kosovë kemi stagnim ekonomik, pavarësisht parullave që pushteti po i hap se gjoja ka rritje ekonomike. Ky stagnim ndikon edhe në politikën e jashtme, në dialog dhe gjendja ekonomike e rënduar në Kosovë e bëjnë që ndoshta të mendohet edhe për zgjedhje e që të vetmen rrugë ndoshta e gjen këtë”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit