17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Top Channel transmeton me titra shqip një film shqip nga Kosova

- Advertisement -

Televizion shqiptar, “Top Channel” ka vendosur të titrojë një film prodhim i Kosovës me titra në gjuhën shqipe.

Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar gazetari shqiptar Ermal Mulosmani,

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Ndaj këti veprimi ka reaguar edhe profesori universitar nga Kosova, Rrahman Paçarizi.

Ai ka thënë se ky është paragjykim për varietetet dialektore të shqipes.

FILMI SHQIP ME “PËRKTHIM” SHQIP

“Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit “Rrushe” (po shqip) në Top Channel. Rast per studim. P.S. E di çka është titrimi. Flm!”,ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit