14.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kritikuar diplomacinë kosovare për mungesën e njohjve të reja të shtetësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.

“Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj!” – ka shkruar ai.

Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme.” – thuhet në shkrimin e tij në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit