11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hovenier: Ia përsërita sërish kërkesën për themelimin e Asociacionit

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Hoevenier, pas takimit, tha se Kurtit ia ka përsëritur kërkesën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe teksa shton se ia konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti, siç e kemi rregullisht. Patëm një takim ku diskutuam për një sërë cështjesh. Sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes”, deklaroi Hovenier.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit