8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Lladrovci: Bashkëpunimi dhe përkrahja nga USAID-i i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve tanë

- Advertisement -

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim z. Artan Avdiun, Drejtor i Programit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës, implementuar nga Fondi për Zhvillimin Komunitar (CDF), financuar nga USAID, dhe znj. Mimoza Tafarshiku, nga Agjencia për Zhvillimin Rajonal, ku u diskutua bashkëpunimi i deritashëm dhe sfidat e qeverisjes komunale.

USAID-i na ka mbështetur dhe presim të na mbështes edhe më tej për çështjet e ngritura dhe unë i falënderova, duke theksuar qëllimin madhor – mirëqenien e qytetarëve tanë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Në takim me z. Artan Avdiun, Drejtor i Programit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës, implementuar nga Fondi për Zhvillimin Komunitar (CDF), financuar nga USAID dhe znj. Mimoza Tafarshiku, nga Agjencia për Zhvillimin Rajonal, theksova rëndësinë e bashkëpunimit të deritashëm dhe gatishmërinë për ta thelluar atë. Jemi të përkushtuar për ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëfinancimin për zhvillimin ekonomik për bizneset e vogla dhe start-up, në veçanti ato që janë në pronësi të grave.

Mysafirët i falënderova për interesimin e tyre rreth çështjeve specifike si modernizimi dhe optimizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovimin dhe reklamimin e prodhimit si dhe për lehtësimin e qasjes në treg, fuqizimin e partneritetit me organizatat lokale dhe rrjetet e krijuara nga to.

Disa nga sfidat e komunës tonë janë të lidhura me ujin e pijes, çështja e fabrikës së përpunimit të ujërave të zeza, pasi finalizimi i ndërtimit të kolektorëve është afër, komasacionin, legalizimin e objekteve si dhe ndotja dhe mbrojtja e ambientit.

Presim bashkëpunim për zgjidhjen e këtyre sfidave, po ashtu, do të shohim mundësinë e një konference me donatorët për ndërtimin e liqenit të Vërbocit, projekt ky që pret realizimin nga viti 2017, si dhe një plan me rekomandime rreth ruajtjes së ambientit.

USAID-i na ka mbështetur dhe presim të na mbështes edhe më tej për çështjet e ngritura dhe unë i falënderova, duke theksuar qëllimin madhor – mirëqenien e qytetarëve tanë.

https://instagram.com/p/CsYuQLiN6w_/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit