Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar sot rreth profilit të rrejshëm në rrjete sociale me emrin “Lule Gjeli” e që në një postim të para disa ditësh e kishte shpallur të vdekur.
Hoti thotë se profile të tilla anonime e kanë sulmuar këdo që ka menduar ndryshe dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë të veprojë me urgjencë.
“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.”, ka shkruar Hoti, transmeton GE.
Postimi i plotë:
Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe.
Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.
Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri






