Një tjetër arritje për futbollin e Kosovës! 🇽🇰
KFF Mitrovica ka triumfuar në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë të UEFA Women’s Champions League, duke e mposhtur kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultat 2:0 dhe duke vazhduar me plot meritë rrugëtimin evropian.
Ky sukses është shpërblim për punën, disiplinën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të futbollisteve, të cilat edhe një herë dëshmuan se futbolli i femrave në Kosovë po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve ndërkombëtare.
Përgëzime të përzemërta për kampionet tona, trajnerin Shpëtim Idrizi, stafin e tij, drejtuesit e klubit, si dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Suksese Klubi Futbollistik i Femrave Mitrovica në sfidat e radhës dhe vazhdimësi në përfaqësimin dinjitoz të futbollit të Kosovës në arenën evropiane! 👏💚🇽🇰






