Henry e nxjerr në shitje banesën luksoze në Manhattan, kjo është shuma që e kërkon

- Advertisement -

Pas më shumë se 15 vjetësh, Thierry Henry ka vendosur t’i japë fund kapitullit të tij në Nju Jork dhe e ka nxjerrë në shitje apartamentin luksoz në zemër të Manhattanit.

Ish-sulmuesi i Francës dhe partnerja e tij, Andrea Rajacic, e kanë vendosur një çmim prej 25 milionë dollarësh, rreth 22 milionë euro, për pronën luksoze.

Prona ishte blerë në vitin 2010, pak pas transferimit të Henryt te New York Red Bulls.

Ish-golashënuesi i bleu fillimisht dy apartamente të veçanta, të cilat më pas i bashkoi për ta krijuar një rezidencë të vetme luksoze.

Investimi total në atë kohë ishte 14.9 milionë dollarë, rreth 13 milionë euro.

Apartamenti ndodhet në katin e fundit të një ndërtese prestigjioze në 39 Crosby Street dhe ofron pamje të privilegjuara nga urat e Brooklynit dhe Williamsburgut.

565 metra katrorë brenda, mbi 316 jashtë

Rezidenca e ka një sipërfaqe të brendshme prej rreth 565 metrash katrorë, ndërsa hapësirat e jashtme shtrihen në më shumë se 316 metra katrorë.

Prona i përfshin pesë dhoma gjumi, pesë banjo të plota, disa ambiente të dedikuara për pritjen e mysafirëve, dy vende parkimi private, si dhe një ashensor me akses të drejtpërdrejtë në apartament.

Shitja do të menaxhohet nga Sotheby’s. Henry, i cili sot është më i lidhur me jetën në Londër, e ka pranuar se e ka një lidhje të veçantë me këtë shtëpi.

“Kemi qenë dhe jemi ende të dashuruar me këtë vend”, ka deklaruar ish-sulmuesi francez.

Ky nuk është tentimi i parë i Henryt për ta shitur pronën. Ai kishte provuar edhe më herët ta nxirrte në treg, por në vitin 2025 e kishte tërhequr nga shitja.

Tani, pas më shumë se një dekade e gjysmë në Nju Jork, apartamenti luksoz i legjendës së Arsenalit dhe Francës po e kërkon një pronar të ri, me çmimin e vendosur në 25 milionë dollarë.

Të ngjashme

Të fundit