Të dielën do të mbahet një protestë në Shkup kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Marshi protestues do të nisë në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Protesta është thirrur në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.







