Artisti i njohur Lyrical Son do të jetë sonte mysafir në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet për të nëntën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas programit të publikuar nga organizatorët, Lyrical Son do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në shesh. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00.
Përveç tij, sonte do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi.
Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon si shprehje e kundërshtimit ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe e solidaritetit me ta.
Nata e nëntë e protestës mbahet
sonte, më 24 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.







