16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Haziri: Nuk është rastësi sulmi i Dejona Mihalit ndaj Hykmete Bajramit, ua publikoi tenderët sekret

- Advertisement -

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan e nënkryetari në nivel nacional, Lutfi Haziri, ka reaguar pas akuzës që Dejona Mihali i bëri deputetës së LDK-së Hykmete Bajrami, duke e lidhur me biznesin e suksesshëm “Riga Pharm”, përçka Bajrami paralajmëroi edhe padi.

Haziri ka thënë se s’është e rastësisshme përzgjedhja e Hykmete Bajramit për t’u sulmuar në këtë mënyrë, pasiqë ishte pikërisht kjo deputete që ua publikoi tenderët sekret të qeverisë.

E plotë:

E dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria, ajo u ftua nga organet e drejtësisë dhe në vend të shpjegimit ajo akuzon nënkryetaren e LDK-së, deputeten Hykmete Bajrami, për me keq e lidh pa asnjë bazë me një biznes shumë të suksesshëm.

Nuk është rastësi se prof. Hykmetja gjeti dhe publikoi tenderët sekret të qeverisë që dalin nga skutat e VV-së, ku është pozicionuar komisarja që kontrollon këta tenderë.

Të shkretit nuk e njohin Hykmete Bajramin ende. Ajo ka ende çka me fol e faktu, por mos kërcënoni biznese për të krijuar pssiguri juridike.

Kështu qysh ka ardhë puna, jemi edhe më të bindur se Kosova nuk ka qeveri, por Lëvizja Vetëvendosje ka qeveri në Kosovën qe s’e deshi më 17 shkurt 2008 dhe tani po e izolon. Atë që nuk e do, natyrisht që e izolon deri në falimentim!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit