Haxhiu udhëton në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

- Advertisement -

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në këto Lojëra.

Kosova do të përfaqësohet në “Taranto 2026” në 17 sporte individuale dhe katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë. Ky është numri më i madh i sportistëve me të cilin Kosova është përfaqësuar deri më tani në Lojërat Mesdhetare.

Sipas Presidencës, pjesëmarrja në këtë edicion ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë në vitin 2030.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” pritet të mbledhin sportistë dhe përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse në një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të rajonit të Mesdheut.

Të ngjashme

Të fundit