2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Haxhiu për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri: Po rrënohet stabiliteti në qeverisjen lokale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri të Kosovës.

Haxhiu i ftuar në DPT të Fidani tha se më këtë udhëzim administrativ po rrënohet stabiliteti në qeverisjen lokale.

“E para po del ajo që kam thënë se vetë qeveria ka mi rrëzu kryetarët përmes serbëve që në të dy aspektet është e paparanueshme. Ministri mund të flas për dikë që nuk merr vesh në legjislacion, por kryetarët e komunave nuk bëjën udhëzime administrative, as nuk e kanë atë kompetencë. Kushtetuta parasheh të bëhet ligj për referendumin dhe cdo hap që shkon kah referendum është anti-kushtetues përderisa Kushteta ka paraparë që për referendum duhët te ketë ligj. Kryetarët e Komunave e marrin mandatin e plotë dhe nuk mund t’i rrëzosh vetëm nëse e shkelin ligjin. Përndryshe nëse ty tu ka tekë nesër me inicu shkarkimin e kryetarit. Stabiliteti në qeverisjen lokale që është ndërtuar me vite po rrënohet me këtë udhëzim administrativ për t’i shërbyer një marrëveshjeje që Kurti e ka bërë në Bruksel dhe në Ohër. Duket se po shkohet drejt implementimit të asaj marrëveshjeje në heshtje dhe rikthimin në pozita udhëheqëse të atyre që kanë qenë në komunat veriore”, tha ai.

Haxhiu u shpreh se nga ajo që e njeh Lulzim Hetemin ai nuk do të pranojë të rrëzohet nga serbët përmes peticionit.

“Nëse Hetemi pranon të dorëzohet në këtë formë anti-kushtetuese nuk i ka shëbry interest kombëtar pori I ka shërbyer Albin Kurtit për ta realizuar Asociacionin. Unë e thashë që kushdo prej kryetarëve të komunave që në këtë formë pranojnë që serbët përmes peticionit pranojnë t’ua marrin pozitën, ata e shkelin Kushtetutën. Nuk do të duhej që të ishin këta katër kryetarë të parët që fillojnë t’i hjekin gurët nga kalaja e shtetndërtimit të Kosovës.”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit