18.2 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

​Haradinaj uron Papa Françeskun për ditëlindjen e tij, i shpreh rëndësinë e njohjes nga Vatikani

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka uruar Arin e Shenjtë, Papa Françesku në 86-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ende i ka të freskëta kujtimet e takimit me Papën.

Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë!

Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij.

At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit