8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Rrimë Albin!

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Moralisti francez François de La Rochefoucauld, ka menduar se njerëzit që turpërohen nga lavdia e paqenë dhe e pameritur, thonë dhe veprojnë gjëra që normalisht nuk bëhen, nuk do t’i bënin, të paarsyeshme domethënë.

Kështu, më duket mua, se po sillen nja dy tri kampe politike në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Shih shembullin: të zhytyr në turpin e lavdisë së paqenë, vënë më shumë faj e turp tek votuesi sesa deponuesi i dosjeve në Gjykatën Speciale. Cila logjikë normalisht do të thoshte diçka të tillë?! Dhe kjo është ngjashëm sikur të ketë një fushë të minuar, ku shumëkush mbolli mina dhe të dilet më pas e të fajësohen ata që detyrohen të bien në to. Apo mbase edhe mund të mos jetë ky ilustrimi më i mirë? Pak ka rëndësi.

Ajo që ka rëndësi në tërë këtë debat, ka të bëj me përfituesin final të Gjykatës Speciale. E ai është Albin Kurti.

Ra gjykata e ai erdhi në pushtet.

Sot kur pushtetshmëria e madhe i ka ra kresë pak, ndoshta edhe do të kishte dëshirë të mos ishte dhe të ikte. Por ama s’mundet. Është koha kur thirrjes së tij “Shko Hashim, shko!” i vijnë në jehonë kundërthirrjet “Rri Albin, rri, përballu”!

Lavdia do hyzmetin e vet. E kur është e paqenë, edhe dy herë më shumë!

Rrimë Albin!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit