13.8 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Haradinaj alarmohet nga incidentet në veri: Urgjentisht të nis zbatimi i Marrëveshjeve të Ohrit e Brukselit

- Advertisement -

Incidentet e fundit me vetura të serbëve me targa “RKS”, kanë alarmuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto ndodhi janë tregues serioz se mund të ketë skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri.

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel”, shkroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova dhe Serbia duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit.

“Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat. Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme”, shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit