8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Vajza 9-vjeçare e Kim Kardashian do të lancojë linjën e saj të kujdesit të lëkurës, por pse?!

- Advertisement -

9-vjeçarja North West është gati të lançojë linjën e saj të kujdesit të lëkurës, duke ndjekur hapat profesionale të mamasë së saj, Kim, dhe tezes së saj, Kylie Jenner.

North e ka treguar qysh herët se nuk ka frikë nga ekspozimi pasi thuajse çdo ditë poston video të ndryshme nga fansat me Kim pranë saj, duke përfshirë edhe shumë tutoriale bukurie. Por sa e arsyeshme është që një fëmijë të ketë markën e vet të bukurisë? Çfarë kujdesi për lëkurën i duhet saktësisht një vajze që në moshë kaq të re?

Mund të tingëllojë fantastike dhe e lezetshme që një fëmijë ka krijuar një linjë të tërë produktesh, por ndoshta nuk është aq shumë, pasi fsheh shumë rreziqe dhe dërgon mesazhe të gabuara. Ndaj le ta kemi të qartë se nuk është në rregull që një fëmijë 9-vjeçar të aplikojë kremra, serume dhe kremra në lëkurën e tij. Ne sugjerojmë që koha që ai do të shpenzonte për kujdesin e përditshëm të lëkurës duhet të shpenzohet në lojë. Dikush do të thoshte se është më e nevojshme në këtë moshë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit