Bashkëpunimi i fuqishëm ndërmjet BE-së dhe Kosovës, si dhe përkushtimi i të gjitha partive parlamentare për zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes dhe të rekomandimeve të raporteve të Komisionit Evropian për Kosovën, ishin ndër temat që Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së/Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, diskutoi sot me kryetarin e Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Schuebel theksoi se Plani i Rritjes i ofron Kosovës deri në 882,6 milionë euro, me kusht që ajo të zbatojë Agjendën e saj të Reformave, duke përfshirë prioritete të tilla si paketa e ligjeve në fushën e drejtësisë dhe Kodi Civil, transmeton IndeksOnline.
Ai shtoi se avancimi i këtyre reformave në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe opinionet e Komisionit të Venecias do ta ndihmojë Kosovën të përfitojë nga mbështetja e BE-së.
“Plani i Rritjes i ofron Kosovës deri në 882,6 milionë euro, me kusht që ajo të zbatojë Agjendën e saj të Reformave, duke përfshirë prioritete të tilla si paketa e ligjeve në fushën e drejtësisë dhe Kodi Civil. Avancimi i këtyre reformave në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe opinionet e Komisionit të Venecias do ta ndihmojë Kosovën të përfitojë nga mbështetja e BE-së dhe të afrohet drejt vendit që i takon në Unionin tonë,” tha Schuebel






