Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

- Advertisement -

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sonte do të ndriçohet me ngjyrë portokalli ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ndezja e dritave portokalli do të bëhet në orën 18:30.

Ky aktivitet synon të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çështje shoqërore.

Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme pa dhunë ndaj grave dhe vajzave

Të ngjashme

Të fundit