15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Hamza: Kosova u bë, u rilind falë luanëve si Luan Haradinaj

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar sot heroin Luan Haradinaj në 27 vjetorin e rënjes së tij.

Ai ka thënë se trimëria dhe vetëdija patriotike e Luanit, qysh në moshë të re, është pasqyrë e shumë brezave dhe familjeve shqiptare, që kanë ushqyer kauzën e Kosovës shtet të pavarur, gjeneratë pas gjenerate e që sipas tij edhe Luan Haradinaj kështu u rritë, në sofrën e bacës Hilmi, në Kullën e rezistencës në Gllogjan dhe ndonëse i ri në moshë, ai u bashkua në celulat e para të UÇK-së, për ta jetësuar këtë amanet.

“Ata që e njohën nuk kursyen fjalët më sublime të trimërisë e ata që luftuan krah me të, morën zemër që edhe pas vrasjes së tij nga forcat serbe, ta vazhdojnë rrugën mes dhimbjes e forcës për çlirimin e Kosovës! Dhe Kosova u bë, u rilind falë luanëve si Luan Haradinaj”, ka shkruar Hamza në Facebook.

 

Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit