16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Haki Abazi “e hap të pamën në Kuvend, shpall vdekjen e Qeverisë Kurti”

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.Abazi ka thënë se ka vepruar kështu pasi që ka ngulfatje tre vjeçare të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se sot të duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.“Kjo është në vazhdën e angazhimit tim si deputet i parlamentit të Kosovës dhe premtimeve që kemi dhënë që do e ndërrojmë formën e qeverisjes. Natyrisht se sot të duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në vend se të bëhej kjo gjë përbrenda parlamentit ashtu si është bërë zakon që të margjinalizohet e ngulfatet debati demokratik, ai ka nisur një proces të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme duke manipuluar me PDK-së. E patë sot në mëngjes ai po e dërgon statusin e Asociacionit të zajednicës në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Abazi.“ Parlamenti i Kosovës është një farsë ku nuk ka asnjë vendimmarrje. Është një show i manipulimit një cirkus total ku palaqoja Kurti vjen sa herë që ka nevojë për me ia humbë më tepër seriozitetin”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit