Moti të dielën në Kosovë: Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës intervale me diell

- Advertisement -

Dita e diel do të karakterizohet nga mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Të ngjashme

Të fundit