Deputetja e VV e thekson fitoren e studentëve në Serbi me mbi 52% dhe deklaratën se s’do të bashkëpunojnë me Listën Srpska

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me fitoren e Listës Studentore në Serbi pas zgjedhjeve të disa ditëve më parë.

Në postimin e saj, deputetja e VV’së, ka theksuar fitoren e studentëve, dhe një deklaratë që ka ardhur nga një anëtar i këtyre të fundit, se nuk do të bashkëpunojnë me Listën Serbe.

Postimi:

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, që nga Vuçiqi në Beograd dhe Lista Serbe e deri tek jo pak analistë nëpër studiot televizive në Kosovë u çuan peshë me projektin që të përsëriten zgjedhjet në Kosovë deri sa LVV të bie nën 40%. Dhe, a e dini çka ndodhi? Në 25 tetor 2026, SNS-i Vuçiqit në Serbi i humbi zgjedhjet ai dhe ra në 39.29%!

“Lista Studentore fitoi 52.54 për qind të votave në zgjedhjet e 25 tetorit, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit mori 39.29 për qind.” – REL

Të ngjashme

Të fundit