24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK për draft-statutin e pranuar nga Kurti: Nëse është aq i mirë Asociacioni, pse nuk po bëhet publik?

- Advertisement -

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike të Kosovës ka thënë se askush nga opozita nuk e ka parë draft-statutin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij fakti që nuk po publikohet i bënë njerëzit të dyshojnë që drafti është shumë më i dëmshëm se marrëveshja e vitit 2013.

“Pak e rëndësishme a kemi parë unë e ti draft-statutin e Asociacionit. Më e rëndësishme është që draftin ta shohin qytetarët. Ju e patë ambasadorin amerikan që tha se i vetmi njeri që e ka parë draftin është Kurti. Nëse kish qenë i mirë drafti siç po thotë kryeministri, atëherë ishte dashur që ta publikonte. Kryeministri po e fsheh draftin. Ka mungesë totale të transparencës. Nuk ka dakordim që Kosova e ka bërë në të kaluarën dhe nuk është njoftuar opinion.”, tha Gjoshi në DTP te Fidani.

Gjoshi tha se Kosova nuk ka fituar asgjë nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas tij, kjo qeveri e ka hequr nga rendi i ditës që të flitet për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“E ka humbur njohjen e shtetit nga Serbia me tema populiste”, tha Gjoshi.

Po ashtu ai është shprehur se Kurti po bënë të kundërtën e çdo gjëje që e ka thënë deri më tani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit