Buzhala: Fati Thaçit është i barabartë me fatin e popullit tonë, kjo është e rrallë në histori

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se rrallëherë në histori ka ndodhur që fati i një individi të jetë kaq i lidhur me fatin e një populli, duke e cilësuar rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, si të tillë.

Buzhala në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se ajo që i ndodh Thaçit në Hagë, sipas tij, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se Thaçi është shtylla kryesore e këtij procesi dhe se lirimi i tij do të kishte rëndësi të madhe për Kosovën.

Rrallë ndodh në historinë e një populli ku fati i individit me qenë i barabartë me fatin e popullit sikur në këtë rast. Këtu unë e kam respekt edhe për zotri Veselin edhe për zotri Krasniqin dhe për zotri Selimin.

Po këtu shtylla e procesit është zotri Thaçi. Domethënë mediat ndërkombëtare, diplomacitë ndërkombëtare kanë me raportu për zotri Thaçi. Lirimi i gjithëve është i rëndësishëm, por lirimi i zotri Thaçit e liron Kosovën prej një barre të madhe që të nesërmen Serbia ka me përdorë, prandaj ajo çka i ndodh Thaçit i ndodh Kosovës dhe anasjelltas.

Zotri Thaçi për mua është për admirim qëndrimi i tij stoik edhe ndalja e simpatizantëve të tij përgjatë gjithë këtij kësaj periudhe gjashtë vjeçare që mos me eskalu, që me mbajt situatën nën kontroll që ai po i përgjigjet drejtësisë nuk ka ndodhur, domethënë gjashtë vite me u mbajt paraburgim një ish burrështetas që ka qenë dy tre herë në Shtëpinë të Bardhë që e ka udhëheq procesin e Rambujesë që ka shpallë pavarësinë me përfunduar këtu gjashtë vjet, kjo për një mendë e pa shembull po unë jam i bindur që nesër rezultati do të jetë ashtu qysh kanë tregu prova pozitiv për zotin Thaçi pozitiv për të tjerët e pozitiv për Kosovën”, është shprehur ai.

Buzhala ka kritikuar gjithashtu procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se Prokuroria e Specializuar, sipas tij, nuk ka arritur ta dëshmojë fajësinë e Thaçit përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në fund, Buzhala ka shprehur bindjen se aktgjykimi do të jetë pozitiv për Thaçin, për të akuzuarit e tjerë dhe, sipas tij, edhe për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit