18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Gërvalla në takimin për situatën në Venezuelë, paralajmëron për rreziqet e shtrirjes së ndikimit edhe në Ballkan

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka marrë mora pjesë në Takimin Ministror për Situatën Urgjente në Venezuelë.

Përmes një postimi në Facebook, kryediplomatja tha se në takim shprehu “qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.”

Postimi i plotë:

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino, mora pjesë në Takimin Ministror për Situatën Urgjente në Venezuelë, në të cilin shpreha qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Vura në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit