16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Foshnja 6-javëshe e Imer Deliut që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme

- Advertisement -

Në Masakrën e Abrisë së Epërme ku humbën jetën shumë persona, pjesëtari i UÇK-së i ftuar në “Përtej Tregimit” ka folur për përjetimet e tij kur gjeti të vrarë 22 persona, e në mesin e tyre 10 familjarët e tij, gruan, nënën, e djalin 10 vjeçar.

Ai ka rrëfyer edhe momentin kur e gjeti foshnjën e tij 6 javëshe të mbijetuar, e cila pavarësisht rrethanava të ftohtit dhe shiut që kishte qëndruar për më shumë se 30 orë në gjirin e nënës së masakruar, kishte arritur të mbijetojë.

Për fat të keq, foshnja, Dituria pas 3 muajsh vdiq, pasi nuk mundi t’i përballojë rrethanat e luftës.

Imer Deliu thotë se ka qenë i përgatitur për rrezikun e popullit të tij, por s’e kishte pritur që 10 pjesëtarët e familjes së tij do të masakroheshin.

“Familja ime e ka ditur që unë nuk dorëzohem, edhe nësë e gjithë familja vdesin”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit