25.1 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

A ka mjaftueshëm rezerva ushqimore?

- Advertisement -

Ekonomisti Erton Bega thotë që rezervat janë minimale dhe për këtë arsye mund të mos bëhen publike.

Brenda pak orëve çmimet e shumë produkteve në Kosovë u rritën në përqindje të larta.

Siç ndodhë rëndom në situata të tilla, nëpër dyqane ushqimore u panë konsumatorë të shumtë që zbrazen raftet.

Një gjë e tillë detyroi krerët e institucioneve që të bëjnë thirrje që të mos ketë panik, ndërkohë që disa herë pohuan se ka rezerva të mjaftueshme për disa nga produktet elementare.

Por duket që për këtë ka dyshime ekonomisti Erton Bega, i cili po vlerëson që rezervat shtetërore duhet të bëhen publike.

Ndërsa, sipas profesorit Imer Rusinovcit, ky panik u krijua për shkak të pasigurisë së qytetarëve në rezervat ushqimore

Derisa për shumë produkte ushqimore ka shqetësim që mund të mos ketë mjaftueshëm, qytetarët nuk do të kenë problem me furnizimin me qumësht.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Memaj thotë muajt në vazhdim do të rritet prodhimi i këtij produkti.

Sipas statistikave të fundit, kjo rritje e çmimeve ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. /T7/

VIDEO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit