Federata e Futbollit e Bavarisë ndan mirënjohje për ish-presidentin e FC Kosova Munchen
Federata e Futbollit të Bavarisë (BFV) ka nderuar ish-presidentin e FC Kosova Munchen, Lulzim Maliçi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë viteve të kaluara, si dhe për katër vitet e fundit si president i këtij klubi.
Mirënjohja iu dorëzua nga kryetari i federatës së Bavarisë për degën Oberbayern, Frank Ludewig.
Ky vlerësim tregon përkushtimin dhe punën e palodhur të Maliçit në zhvillimin e sportit dhe në mbështetjen e komunitetit të futbollit në rajon