Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në minutën e 70-të, pas një aksioni të shpejtë të Kosovës, Fisnik Allani, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi për 1:0.
Asistimin për golin e epërsisë e dha Edon Zhegrova.
Kosova tashmë po udhëheq 1:0 ndaj Austrisë.






