12.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Energjia, Rizvanolli: Ne si Qeveri po bëjmë gjithçka që është e mundshme

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë gjithçka që është e mundshme lidhur me situatën me energji në vend, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka thënë se gjërat e mira në sektorin e energjisë vijnë ngadalë meqë vlera e investimeve është e lartë.

Gjërat e mirë vijnë ngadalë, kjo vlenë veçanërisht për sektorin e energjisë ku vlera e investimeve është e lartë dhe kompleksiteti i investimeve, i projekteve është i lartë, dhe kërkon kohë”.

Më tej, ajo ka thënë se kriza në nivel të Europës është e larët dhe se ka krijuar kushte të vështira.

“Ndërkohë, ne sot si shoqëri dhe si shtet po përballemi me një krizë të thellë në nivel të Europës, me kushte shumë më të vështira”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka thënë se kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë më të mundshmen për situatën me energji.

“Ne si Qeveri kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundshme”, ka thënë Rizvanolli në një konferencë për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit