22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Totaj: Në zgjedhje pres zhvillime interesante, Kurti s’do të jetë kryeministër

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se kandidati për kryeministër, Bedri Hamaza, është mirëpritur nga publiku.

Madje, Totaj pret zhvillime interesante gjatë zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

“Opinioni publik e ka mirëpritur shumë mirë, konsideroj se është kandidat shumë serioz – kredibil. Unë pres zhvillime interesante gjatë zgjedhjeve të ardhshme qofshin ato të parakohshme apo të rregullta”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Totaj ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë garë të fortë dhe se vota kundër Vetëvendosjes është rritur, ndërsa Kurti sipas tij, s’do të jetë më kryeministër.

“Në zgjedhjet e ardhshme e shoh një garë të fortë. Sondazhet jo gjithmonë janë rezultat i ngjarjes faktike. Shoh një diskonim më shumë anti të qeverisjes së tanishme dhe Vetëvendosje ka me pas një rënie të madhe. Maksimumi do të jetë 35-36 për qind e votë së përgjithshme, ndërsa PDK-ja ka rritje. Kurti s’do të jetë kryeministër i ardhshëm”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit