22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Ligji i Pagave dhe i Zyrtarëve Publikë, Kurti cakton datën kur hyn në fuqi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media foli në lidhje me Ligjin e Pagave dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Kurti bëri të ditur se këto dy ligje do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti.

“U bë shumë mirë që ligji i pagave kalojë në Kuvendin e Kosovës  bashkë me ligjin për zyrtarët publik. Kemi marrë kohë mbase më shumë se sa do të kishim dëshiruar, por padyshim jo më shumë se sa që ka qenë e nevojshme, për shkak se dëshirojmë të përgatitemi mirë, që të mos kemi nevojë që ligjet të na përfundojnë e të na rrëzohen nëpër gjykata, andaj edhe duke pasur parasysh përvojën e hidhur kur u tentua herën e parë, na është nevojitur një kohë e tillë më e gjatë”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se qeveria nuk e ka pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por terësinë e buxhetit.

“Brenda vitit 2022 u përmbyllën në të dy leximet, prej 1 shkurtit hyjnë në fuqi, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga 745 milionë euro, pra për neve pikënisje është tërësia, jo pjesa, jo elementi. Andaj ne nuk e kemi pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por terësinë e buxhetit. Në muajin janar kjo të vendoset sigurisht dhe pas 1 shkurtit fillojnë pagat me ligjin e pagave. Ne nuk mund të përcaktojmë koeficientin në ligjin e pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin dhe do ta bëjmë në muajin janar”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit