15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Elita Rudi zbulon nëse do të jetë prezantuesja e ardhshme e “Përputhen”

- Advertisement -

Elita Rudi është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, edhe një nga vajzat më të bukura të ekranit, ndërsa jo rrallë ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave qoftë për marrëdhënien me bashkëshortin, reperin Gjiko, edhe për projektet televizive në Kosovë e Shqipëri

Së fundmi, Elita ka dhënë një intervistë për T7, ku përtej gjërave që zbulon gati cdo ditë në Instagram-in e saj, ka folur për familjen, jetën personale dhe karrierën, duke na zbuluar edhe nëse do ta shohim në rolin e moderatores në “Përputhen”. 

E pyetur nëse do të ketë një beb numër 3, ajo është përgjigjur e vendosur, madje duke ju drejtuar edhe Gjikos, se nuk e mendon, madje është shumë e përmbushur me dy fëmijë dhe këtë “kapitull” e ka mbyllur. 

“Marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar se nuk është njësoj si mos të kesh përgjegjësi dhe detyrime dhe si të jesh prind. Duhet të zgjohesh kur zgjohet fëmija, të mendosh për të ardhmen, të shfrytëzosh çdo gjë dhe shumë anë të tjera. Nuk je më ti në vend të parë. Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashuri të vjetër, siç është televizioni.”

Sa i takon lidhjes me reperin e njohur, përtej faktit që sigurisht marrëdhënia e tyre ka ndryshuar pasi janë bërë prindër, Elita ka folur për fillimin e historisë së dashurisë dhe si është ndjerë kur e kanë bërë publike mediat:

“Nuk isha gati ta bëja publike lidhjen kur u zbulua nga mediat. Doja të isha shumë e sigurt që jemi bërë për njëri-tjetrin, para se ta bënim publike. Ishim nisur me pushime dhe na fotografuan në aeroport. Kur i kam parë lajmet, m’u prish humori fare. Thashë: ‘Çfarë do i them mamit dhe babit’ , se ata nuk e dinin. Vetëm dridhesha. Ne dolëm në takime një herë, sepse nuk e dija nëse doja ta kisha shok apo të dashur Asdrenin. Pas 6 muajsh njohje bëmë udhëtimin e parë, se kishim shumë presion në Prishtinë.”

Sa i takon raporteve me nënë e Gjikos, sepse sigurisht nuk mund ta quash një intervistë të përfunduar pa pyetur për vjehhrën, Elita zbulon:

Raportet me nënën e Gjikos i kam shumë të mira. Jemi si shoqe. Kur ulemi të bisedojmë, nuk e llogaris se po flas me vjehrrën. E kupton shumë botën dhe është shumë e mirë. E konsideroj edhe si nënë. Ajo nuk ka patur vajza, dhe ne jemi bërë si vajzat e saj. Edhe na ndihmon shumë.”

Sa i takon karrierës, nuk kanë munguar zërat se Elita mund të ishte prezantuesja e re e “Përputhen”, pas largimit të Bora Zemanit, teksa vetë moderatorja ka qenë e angazhuar në programin “dating” si opinioniste në sezonin e fundit. Këto zëra ajo i ka mohuar, duke e hedhur poshtë një herë e mirë mundësinë: 

“Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.

Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndroj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit