11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Gjashtë të lënduar në një aksident në Pozhar të Deçanit

- Advertisement -

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të mërkurën në fshatin Pozhar të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se pesë nga të lënduarit janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërsa një tjetër në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në këtë aksident të ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës, të përfshira janë dy vetura.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Pozhar në Komunën e Deçanit. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Pesë nga ta janë dërguar në Emergjencë, ndërsa një tjetër është dërguar në QKMF”, ka thënë Gashi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit