13.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Amerika ka me pas nevojë për një reagim të tipit të Ukrainës në Kosovë nëse nuk reagojnë në stilin e Presidentit Bush yunior

- Advertisement -

Shkruan Hisen Berisha:

Tensionet e krijuara në veri të Republikës së Kosovës, janë mirë të programuara midis Vuçiq dhe Kurtit me ndërmjetësimin e Lajçakut dhe i shërbejnë ruajtjes së statusquosë, si dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis shteteve, Serbisë e Kosovës të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912, Serbia për të okupuar tokat etnike dardane e Kosova për të mbrojtur ekzistencën e kombit shqiptarë si pasardhës i Ilirëve në tokat e trashëguara që nga shekujt e parahistorisë.

Zmbrapsja e Kosovës gjegjësisht qeverisë nga vendimi për reciprocitet, u bë në harmoni me rekomandimin e partnerit tonë strategjik, sponzorizuesit dhe garantuesit të lirisë e shtetndërtimit, SHBA por jo edhe vendimmarrja për masat. Përkundër mbështetjes politike që i dha i tërë spektri politik kosovar, edhe nga Tirana zyrtare, tërheqjes së Qeverisë Kurti, në zbatim të vendimeve të saja, duhet të na shtyj të reflektojmë për seriozitetin e kësaj kaste sektare politike e qeverisëse, pêr ta mbrojtur sovranitetin shtetëror të Repubikës së Kosovës. 

Në prononcimet e mia kamë argumentuar në të kaluarën se qeveria Kurti 2, është qeveri vasale dhe ka për detyrë “çeqenizimin” e Shtetit të Kosovës. Mentori i Kurtit, zyrtarisht në cilësinë e këshilltarit për dialog me Serbinë, z. Veton Surroji, njihet për mbështetjen e shtetit okupator të Serbisë që nga koha kur ai formoj Julin (patinë e Mira Markoviç – Millisheviç) Tani ky binom- Surroji- Kurti ka dalë “nga fjalët në vepra” pra nga teoritë në veprime praktike dhe përmes taktikave të njohura serbe ”ftoftë- nxehtë”, deprimon atdhedashurinë e shqiptarëve dhe topitë angazhimin e tyre për shtrirjen e Republikës së Kosovës në krejt tokat e Dardanisë antike. 

Referendumi i vitit 1991 dhe zgjedhjet e para të mbajtura në krejtë tokat ku jetojnë shqiptarët si shumicë, përcaktojnë ose më saktë, do të duhej të përcaktojnë kufijtë e shteti të Kosovës, si edhe mbysin konceptin e Presidentit Rugova, për Kosovën si “shtet neutral dhe i hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë”, pra kur zbërthehet kjo fjali del se, në Republikën e Kosovës shtet i pavarur duhet të përfshihen të gjitha tokat shqiptare të cilat i la jashtë administrimit shtetërore, Kongresi i Berlinit . 

Ndoshta do të me cilësoni si hegjemonist por unë po përsëris kolosin e politikës moderne shqiptare! 

Në ambientin politik dhe të sigurisë të krijuar, çështja shtrohet se a do të kemi situate të njejtë me 01Shtator, për kur edhe është shtyrë zbatimi i vendimeve për targat dhe letërnjoftimet?!

Në Shtator,  Kuvendi i Republikës së Kosovës, besoj se ka me i krye të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, ka me e largua qeverinë

kuislinge- Surroji- Kurti, pikërisht në Tetorin e kuq të revolucionarëve debatikas, e me formua një shumicë kuvendarësh dashamirës të shtetësisë së Kosovës dhe ka me i mbyllë kalkulimet sllave për kthimin me ushtri në tokat dardane. Prandaj, Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar “çeqenizimin” si opsion i politikbërjes në Shtetin e pavarur të Kosovës. Për ketë jam optimist! 

Reagimi i partnerëve ndërkombëtarë për situatën e u krijuar, si kjo aktuale në veri, të na shërbej si busollë e veprimit politik, por jo si rezultat i vendimeve poitike në dëm të Kosovës. 

Kemi dy nivele të ndërkombëtarëve, evropian dhe amerikan. 

Në situatën e tillë unë besoj se evropianët ishin të interesuar pikërisht për krijimin e kësaj shfaqjeje në mënyrë që ta forcojnë rolin e vet, kinse po relaksojnë raportet Kurti- Vuçiq. 

Për evropianët nuk ka raport ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë por ndërmjet individëve Vuçiq e Kurti dhe kjo qasje për mua e zhbën vendimin e GJND, për të drejtën e shqiptarëve me krijua shtetin e Kosovës. 

Reagimi amerikan ishte reagim dëshpërues dhe i vonuar! 

Situata e përkeqësuar në Mars ’22, ishte tregues se në Verë, ka me qenë edhe ma keq se në Pranverë. 

Amerikanët duhet të reagojnë në stilin e Presidentit Bush yunior dhe të thonë kjartë “mjaftë është mjaftë” ky është fundi i sllav’ve në tokat dardane!

Nëse kjo nuk ka me ndodhë, Amerika ka me pas nevojë për një reagim të tipit të Ukrainës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit