Marko Prelec, një nga ekspertët që hartoi raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka shkruar fare shkurtazi për “mesazhet kyçe” të raportit të botuar të djeshëm rreth gjendjes në veri.
“Mendoj se mesazhi kyç i raportit të ICG-së për Kosovën është ky: Kosova ka fituar betejën për sovranitet në atë zonë, por po humbet betejën për integrimin e plotë të saj në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
“Prandaj, lëvizja kryesore e Prishtinës është tash shumë e thjeshtë: tregojeni (e jo vetëm ta thoni) që e respektoni minoritetin serb, veçanërisht ato në veri, sepse tash janë përgjegjësi e juaja. Bota po ju shikon”, ka përfunduar ai.