Edhe nesër do të ketë kufizime në autoudhë

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar sërish kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

❌🚛 Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

✅🚛 Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

Me respekt!

Të ngjashme

Të fundit